Klinaku i LB-së e quan rrugaç Molliqajn e VV-së

Gjatë emisionit “Debat” në RTK ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e partive politike parlamentare, ka pasur edhe tension, ku debatuesit kanë drejtuar edhe fyerje ndaj njëri tjetrit. 

Lajme

31/10/2014 22:04

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj gjatë tërë kohës i është drejtuar kryetarit të Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku duke e quajtur avokat të PDK-së, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e quajtur Molliqajn avokat të Ramush Haradinajt dhe LDK-së, që njërën anë i cilësojnë hajna, e në anën tjetër nënshkruajnë bashkëpunim me ta.

Molliqaj më tej, tentoi që ta mohojë edhe ekzistëncën e Lëvizjes për Bashkim, ku nxiti reagimin e kryetarit të këtij subjekti, i cili iu drejtua sekretarit të VV-së duke i thënë, “S’ka Lëvizje për Bashkim, s’ka për ty që je rrugaç”.

Kjo situatë ka bërë që drejtuesi i emisionit Debat, Ridvan Berisha të ua tërheq vërejtjen mysafirëve të tij, në veçanti përfaqësuesit të VV-së, që të kenë kujdes me fjalorin, pasi sipas tij, televizioni publik e ka obligim t’i respektojë disa standarde të komunikimit.

Përfaqësuesi i LDK-së në këtë debat, Bardhyl Meta, duke ironizuar pyeti Bekim Haxhiun që përfaqësonte PDK-në në këtë debat, duke thënë se a kanë fol me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanin se “si të formohen institucionet pa pasur shumicë.