Klina nuk i ka frikën koronavirusit, qytetarët pa mjete mbrojtëse në rrugë

Në hyrje të komunës së Klinës po vazhdon të qëndrojë policia e Kosovës, e cila ndalon secilën veturë për të ditur arsyen e futjes atje e disa prej tyre edhe po i kthen mbrapshtë.

Lajme

09/04/2020 18:08

Qytetarët e Klinës kishin panikun e pandemisë më së shumti në fillim,  mirëpo tani ka vetëm një rast me koronavirus atje.

Rasti i parë në këtë komunë ishte një shtetase italiane, mirëpo ky rast shumë shpejt mundi virusin.

Hekuran Sejdiu nga Qendra e Mjekësisë Familjare e këtij qyteti, thotë se ka raste që po testohen çdo ditë por të cilat po dalin negative.

Qytetarët në këtë qytet po lëvizin lirshëm, e shumica prej tyre pa mjete mbrojtëse.

Atmosfera në qytetin e Klinës këto ditë të para të pranverës ishte shumë e mirë krahasuar me situatën e vështirë që po përballen disa komuna të tjera të Kosovës.