Klina me vendim për ditën e dielë
Sot, Kuvendi i Komunës së Klinës ka mbajtur mbledhjen e II-të të rregullt për vitin 2020.
Lajme
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit, Fadil Gashi, i cili propozoi që të shtohet një pikë e rendit të ditës, për shqyrtimin dhe miratimin e planit të punës së KKSB-së, e cila u aprovua nga anëtarët e Kuvendit.
Në fillim, kryetari Elezaj ka theksuar se do të i njoftojë përfaqësuesit e bizneseve në Komunën e Klinës për rregulloren e orarit të punës dhe nga 15 marsi Drejtoria e Inspektoratit do fillojë mbikëqyrjen e zbatimit të kësaj rregullore e cila ndalon punën për disa biznese të dielave.
Kryesuesi i Kuvendit, Gashi, ka njoftuar të pranishmit, se kryetari i Komunës, Zenun Elezaj, ka iniciuar procedurat për mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të diskutuar për ndërtimin e fabrikës së çimentos në territorin e Komunës së Klinës, e cila do të mbahet me datë 05 mars 2020.
Gjatë kësaj seancë janë diskutuar edhe disa pika të rendit të ditës. /Lajmi.net/