Klea Huta publikon këngën me videoklip i cili iu dedikua Elgit Dodës në dasëm
Elgit Doda dhe Klea Huta, organizuan një dasmë madhështore më 5 qershor në jug të Shqipërisë. Dyshja festuan dashurinë e tyre pikërisht në atë ditë e që nisi vite më parë në praninë e familjarëve dhe miqve të tyre, shkruan lajmi.net. Çifti që janë prindër të një djali 3 vjeç shkëlqyen në ditë më të…

ShowBiz
Elgit Doda dhe Klea Huta, organizuan një dasmë madhështore më 5 qershor në jug të Shqipërisë.
Dyshja festuan dashurinë e tyre pikërisht në atë ditë e që nisi vite më parë në praninë e familjarëve dhe miqve të tyre, shkruan lajmi.net.
Çifti që janë prindër të një djali 3 vjeç shkëlqyen në ditë më të rëndësishme për ta teksa u argëtuan nën ritmet e muzikës shqiptare.
Kur kanë kaluar disa ditë nga ceremonia, Klea ka publikuar edhe një këngë si dedikim për historinë e tyre.
Kënga me titullin “4” u shoqërua edhe me videoklip që solli pamje të shkëputura nga dita magjike e dyshes.
Projekti i plotë tashmë gjendet i publikuar në kanalin zyrtar të Elgitit në YouTube./Lajmi.net/