Klea Huta publikoi videon ku Krid thotë fjalën e parë

Kleha Huta ka ndarë me ndjekësit momentin kur Krid tha fjalën e parë.

ShowBiz

17/01/2021 18:34

Eldit Doda dhe Klea Huta tashmë konsiderohen si një ndër çiftet më të dashur të showbizit shqiptar, shkruan lajmi.net.

Ata vitin e kaluar e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, por pa dasmë, për tu bërë prindër për herë të parë vitin pak më vonë.

Tani kanë një familje tepër të bukur dhe 7 muaj më parë erdhi në jetë edhe fryti i tyre i dashurisë Kridi. Këto muaj dy prindërit e rinj kanë ndarë me ndjekësit momente mjaft të ëmbla me të voglin e tyre që iu ka ndryshuar jetën.

Ajo ka treguar se Krid ka thënë dje fjalën e parë e cila ishte, “Bababa”.

Ndërsa sot ai ka shqiptuar fjalën “mamama”, por Klea dhe Elgiti nuk kanë arritur ta xhirojnë këtë moment.

Madje, nëse do e lidhnim me ndonjë supersticion këtë gjë, do e përkthenim që bebi i ardhshëm i çiftit do jetë djalë, siç thotë edhe Klea./Lajmi.net/