Klaudia Pepa flet për takimin me Albi Nakon në “Kënga Magjike”

Klaudia Pepa këtë vit po prezanton festivalin "Kënga Magjike" bashkë me Ardit Gjebrean dhe Bora Zemani.

ShowBiz

07/12/2018 17:03

Balerina Klaudia Pepa përveç prezantimit, në “Kënga Magjike” gjatë dy netëve gjysmëfinale kishte përgatitur edhe pika artistike bashkë me balerinët e tjerë, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ishte e ftuar në një intervistë për “Thumb”, ku tregoi se në korridoret e “Këngës Magjike” ka takuar ish-bashkëshortin Albi Nako.

“Para ca ditësh ishte me grupin e baletit… me Albën. Erdhën të gjithë të më takonin. Erdhi edhe Albi edhe Alba, e u treguan shumë të mirë, i putha i përqafova”, tha ajo. /Lajmi.net/