Kjo rrugë bllokohet çdo ditë nga veturat e parkuara keq (Foto)

Parkimin e veturave nëpër vende të palejueshme në Prishtinë, nuk ka që e ndalë.

Lajme

08/06/2016 09:48

Këto vetura që po i shihni në foto, gjenden në rrugën “Rrustem Statovci”, në kryeqytet, shkruan lajmi.net

Këto vetura, por dhe të tjera, pothuajse në çdo kohë mund t’i gjesh të parkuara në këtë trotuar. Përveç që pengojnë qarkullimin e këmbësorëve, duke ua zënë plotësisht hapësirën, veturat në këtë cep të rrugës bllokojnë pamjen e shoferëve që vijnë nga Velania.

Në të njëjtën kohë, veturat pengojnë edhe pamjen e bustit të heroit Isa Kastrati. /lajmi.net

park