Kjo pronare restauranti ka vendosur një frigorifer plot me ushqim në rrugë, për t’i ndihmuar të varfërit (FOTO)

Një gjest i mirë nga një njeri zemër-mirë.

Bota

05/04/2016 02:30

Minu Pauline është pronare e ’’Pappadavada’’, një restaurant shumë i famshëm në Kochi të Indisë.

Një ditë, ajo pa një grua të pastrehë duke marrë disa mbetje të ushqimit nga një shportë e mbeturinave dhe kjo pamje e ka prekur shumë atë, transmeton lajmi.net.

Ajo e kuptoi menjëherë se duhet të bënte diçka për këtë gjë dhe Pauline ka vendosur një frigorifer plot me ushqim në rrugë, për njerëzit në nevojë.

Frigoriferi do të qëndrojë i hapur çdo ditë/24 orë dhe çdokush mund të marrë ushqim nga aty, falas.

Pauline vë në firgorifer 78-80 ushqime të reja çdo ditë, ndërsa edhe pronarë tjerë të restauranteve të ndryshme vijnë për të kontriubuar.

Një gjest me të vërtetë i mrekullueshëm!/lajmi.net