Kjo nënë u shokua kur postimi i saj për “Seks Prindërish” u bë viral (FOTO)

Ky post nga artistja, shkrimtarja dhe nëna e 4 fëmijëve, 32 vjeçarja Constance Hall nga Australia, është shpërndarë me dhjetëra mijëra herë prej se ajo e ka postuar atë në Facebook:

Lifestyle

07/01/2016 18:08

“Ne bëmë “seks prindërish” dje.

Ti e di se çfarë seksi i prindërve është, është 3.5 minutëshi që merr ndërmjet ndërrimit të pelenave dhe gatimit, Kur vëren që të gjithë fëmijët e tu janë paksa të hutuar,

Kur zbulon që u bë thuajse një muaj prej herës së fundit dhe keni filluar të ndiheni si cimerë me partnerin tuaj,

Kur joshja nga burri juaj përmban një gisht që tregon derën e dhomës së gjumit dhe dorën tjetër që mban pantallonat,

Kur e pozicionon krevatin të ketë një këmbë tek dera sepse fëmijët e tu mund të jenë shumë të qetë kur duan të kapin mat dikë,

Kur sado ngrohtë të jetë e merrni “Doona-n” mbi juve në rast se dikush hyn ne dhomë dhe mami me babin po bëjnë “yoga” në shtrat, transmeton lajmi.net.

Me të vërtetë është një skenë romantike, duke e dëgjuar Iggle Piggle në sfond, duke e ditur se ditët e tua kanë mbaruar kur e dëgjon mbarimin e reklamës.

Burrat janë të mrekullueshëm dhe mbresëlënës, nga vendosshmëria e plotë, është inspiruese se si munden të “mbarojnë” në këto lloj rrethana, ne gratë jemi pak më të vështira.

Tërë kohën duke menduar se çfarë perëndeshe e seksit je dhe se si burri jot do të sillet më mirë me ty për një ditë të tërë. I imi ishte mjaft i impresionuar, edhe nëse vetëm shtrihesha aty, gjinj të lëshuar, bark bebesh, flokë të mbledhur, ende mendon se jam e mrekullueshme,” shkruan ajo.enhanced-11622-1452089620-3

Ajo thotë se seksi si prind është më i vështirë sepse ke shumë kufizime kohore, dhe se nuk priti që postimi i saj të bëhet kaq i famshëm./lajmi.net