Kjo ndodhi në zhveshtoren e Tottenhamit pas pjesës së parë, pastaj shënuan 3 gola

Tottenham Hotspur mori inspirim në zhveshtore para rikthimit sensacional ndaj Ajaxit në Amsterdam.

Sport

09/05/2019 14:58

Fjalimi nga Harry Kane pas përfundimit të pjesës së parë inspiroi Tottenhamin të bëjë rikthim të madh kundër Ajaxit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ka bërë të ditur Kieran Trippier.

Kapiteni i Anglisë mungoi në ndeshje për shkak të një lëndimi të pësuar në duelin e parë të çerekfinales ndaj Manchester Cityt dhe ishte duke e ndjekur takimin me Ajaxin nga tribunat.

Por, ai zbriti në zhveshtore pas përfundimit të pjesës së parë për të biseduar me bashkëlojtarët, raporton “Sky Sports News”, transmeton lajmi.net.

Tottenham ishte në disavantazh 2:0, me rezultat të përgjithshëm 3:0 por u rikthye në vazhdim falë het-trikut nga Lucas Moura duke siguruar finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

“Pas pjesës së parë, ai erdhi dhe ishte i ashpër me ne sepse mund të bënim më mirë, e dinim edhe ne, por ishte ajo që na nevojitej, lidershipi që ka”, u shpreh Trippier.

“Mënyra si erdhi pas pjesës së parë dhe nuk ishte i lumtur, e dinim. Ai na dha diçka shtesë sepse prezenca e tij është shumë e rëndësishme për ne”, theksoi ai. /Lajmi.net/