Kjo kompani u jep femrave beqare më shumë kohë të lirë – për të gjetur dashurinë

Takimet në shekullin e 21 janë të vështira, por nëse shefi juaj tenton të ua bëjë më të lehtë për ju, ndoshta nuk do të ndjeheni më ashtu.

Fun

13/08/2019 18:51

Disa do të thonin, se duhet të ndjeheni falenderues për të gjithë ndihmën që merrni kur vjen puna tek takimet, përdersia të tjerët mund ta gjejnë shumë të vështirë.

2 kompani nga Kina, kane vendosur të i ndihmojnë  punëtorët e tyre beqar për të gjetur dashurinë – duke i dhënë më shumë kohë të lirë, raporton “Bright Side”.

Këto kompani janë duke i dhënë grave beqare një 8 ditë të lira (me pagesë), duke i inkurajuar ato të dalin dhe të gjejnë dashurinë, transmeton lajmi.net.

Punëtoret e pamartuar mbi moshën 30 vjeçare mund të marrin ditë shtesë, sidomos në kohë të festave për të gjetur dashurinë. Këto kompani besojnë, se koha e shpenzuar brenda në zyre ka bërë që gratë të mos kenë kohë dhe energji që të merren edhe me jetën personale.

“Disa gra të kompanive të ndryshme kanë më pak kontakt me botën e jashtme, për ketë arsye ne shpresojmë që duke ju dhënë më shumë kohë të lirë stafit të femrave për të pasur më shumë kontakt me të tjerët, do i ndihmojë atyre që të gjejnë dikë që ju pëlqen dhe të gjejnë dashurinë” – deklaroi një menaxher i burimeve njerëzore të një kompanie në Kinë.

Kjo situatë i ka shqetësuar punëdhënësit duke besuar se dashuria i bënë punëtorët e tyre me të lumtur, dhe do i dedikohet punës më shumë, për këtë arsye ato do mundohen të i bëjnë mirë edhe punëtorëve edhe kompanisë. /Lajmi.net/