Kjo ishte arsyeja pse Barcelona e shiti Maradonën të Napoli

Ish presidenti i Barcelonës, Josep Lluis Nunez ishte personi që shiti legjendën argjentinase Diego Maradona të Napoli në vitin 1984 dy vite pasi e bleu nga Boca Juniors.

Sport

26/11/2020 15:50

Maradona luajti futbollin më të mirë të karrierës në Itali, duke fituar dy herë Seria A, në kohën që liga italiane ishte më e forta në botë, transmeton lajmi.net.

Nunez para disa viteve kishte shpjeguar se problemet e sulmuesit me drogë ishte arsyeja kryesore që ta shesë Maradonën.

“Kisha ankesa nga policia, që me thoshin të tregohesha më i kujdesshëm me ankesat që Maradona përdorë drogë”.

“Bisedova me Maradonën, me tha se nuk ishte e vërtetë. Së paku kjo ajo çka më tha. Barcelona kishte pak lojtarët që bënin probleme dhe prishnin figurën e klubit”, u shpreh ai para shumë viteve.

Nunez shërbeu si president i Barcelonës nga viti 1978 në 2000 dhe vdiç në vitin 2018./Lajmi.net/