Kjo ide mund të shpëtojë jetën e miliona shoferëve (Foto/Video)

Siguria në komunikacion ka mbetur një sfidë për shoqërinë moderne pavarësisht shpikjeve të ndryshme të reja, e të avancuara.

Auto & Tek

28/03/2016 10:00

Mirëpo, Samsung duket që ka menaxhuar ta gjejë një zgjidhje për problemin më kryesorë në komunikacion.

Çdo shofer ka hasur në një situatë ku është dashur të tejkalojnë një kamion para tyre, dhe zakonisht kamionët dhe mjetet tjera të mëdha e bllokojnë pamjen e rrugës përpara, duke e bërë tejkalimin ekstrem të rrezikshëm, transmeton lajmi.net.

Fatmirësisht, inxhinierët e Samsung, kanë dëshmuar që ky problem mund të zgjidhet shumë lehtë nëse instalohen kamera dhe ekrane në pjesën e pasme të kamionëve.

Kjo teknologji ua mundëson shoferëve prapa kamionëve të kenë pamje të plotë të trafikut përpara kamionit, duke i siguruar ata që tejkalimi i tyre mund të jetë i sigurt, apo i rrezikshëm, raporton lajmi.net.

‘Safet Trucks’ do të kenë kamera që punojnë me WiFi, dhe sipas Samsung, testimet e kësaj teknologjie kanë qenë shumë të suksesshme. /lajmi.net

YouTube player