Kjo fotografi ‘dëshmon’ se Hitleri ka jetuar deri në moshën 95 vjeçare

Një fotografi thuhet se vërteton se Adolf Hitler nuk ka vdekur në bunkerin e tij por ka ikur në Brazil, ku ka jetuar deri ën moshën 95 vjeçare.

Bota

24/01/2016 09:26

Hitleri thuhet se fillimisht ka ikur në Paraguaj dhe në Argjentinë, përpara se të jetonte në shtetin e vogël të Brazilit, Mato Grosse, thuhet në një libër të publikuar së fundmi, shkruan Daily Express, transmeton lajmi.net.

Hitleri pretendohet se ka përdorur emrin Adolf Leipzing dhe kështu ishte njohur nga banorët  e Nossa Senohra do Livramento. 12 mijë banorët e këtij qyteti thuhet se e kanë quajtur këtë person is “gjermani i vjetër”.

adolf hitler, brazil, conspiracy

Në fotografinë e publikuar, thuhet se është shprehur 2 vjet para se Hitleri të vdiste në vitin 1984. Ai aty pozon me të dashurin e tij Cutinga.

Autorja e këtij libri, Simoni Renee Guerriero Dias, thotë se Hitleri nuk e ka vrarë veten në bunkerin e tij. Ajo po kërkon që të bëhet testi ADN-së për të vërtetuar se Adolf Leipzing, në të vërtet ishte Adolf Hitleri, transmeton lajmi.net.

Hitler

Ajo pretendon se Hitleri kishte fshehur identitetin e tij të vërtetë me ndihëm e të dashurës së tij me ngjyrë, Cutinga./lajmi.net