Kjo është xhamia e parë e hapur pas komunizmit në Shqipëri (Foto)

Siç dihet sistemi komunist në Shqipëri në krye me Enver Hoxhën, për pothuajse 40 vite i kishte mbyllur të gjitha objektet e kulteve fetare në vend.

Fun

03/02/2016 10:59

Por pak kohë pas rënies së komunizmit në vitin 1990, kanë filluar edhe hapjet e xhamive dhe kishave, transmeton lajmi.net

Në fotografinë më poshtë shihet një xhami në Shqipëri, që sipas komentuesve në faqen ‘Ëorl Bulletin’ në facebook, gjendet në Shkodër.

“Kjo xhami quhet ‘Plumbi’. Është një moment i paharrueshëm për ditën kur mysliman e të krishterë u bënë bashkë për ta hapur xhaminë në ditën e premte që të falej xhumaja, gjë që nuk kishte ndodhur që nga viti 1967”, ka shkruar një komentues.

Ndërkaq një tjetër ka treguar se shumë afër xhamisë, ndodhet edhe kisha e cila poashtu kishte qenë e mbyllur nga komunizmi. Sipas komentuesve, në ditën e hapjes së kësaj xhamie, kanë qenë rreth 100 mijë veta.