Kjo është veshja e Erës me vlerë mbi 3000 euro

22:51 | 13 Qershor 2018

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi shquhet për dukjen e saj atraktive.

Sukseset e saj në muzikë nuk kanë të ndalur e kjo vërehet më së miri në veshjet e shtrenjta që posedon, shkruan lajmi net.

Ajo momentalisht gjendet në Nju Jork ku është duke i bërë ca ditë pushimi para se të filloj Kampionati Botëror 2018.

Për imazhin e fundit që ka publikuar në Instagram është zbuluar edhe veshja e Erës sipas faqes “Whattheywearin”, që ka një shifër marramendëse.

E gjithë veshja kushton hiq më pak se 3000 euro!!

“Live it up”, nga Nicky Jam, Will Smith dhe Era ka marrë 18 milion klikime në Youtube. /Lajmi.net/