Kjo është vajza që do ta përfaqësojë Kosovën në “Miss Universe”

Mbrëmë u mbajt "Miss Universe Albania & Kosova".

ShowBiz

19/09/2020 12:00

Në Shqipëri u oranizuar konkursi i bukurisë “Miss Universe Albania & Kosova”, shkruan lajmi.net.

Në këtë event u zgjodh edhe vajza që do ta përfaqësojë Kosovën në “Miss Universe”, ku këtë herë kurorën e më të bukurës e mori, Blerta Veseli.

Gara mes vajzave ishte e ngushtë, ndërsa garën e fitoi Blerta dhe e pranoi kurorën nga Fatbardha Hoxha, e cila vitin e kaluar e kishte fituar këtë garë.

“Miss Universe Kosovo 2020 ??. Krenare që do të përfaqësoj vendin tim në Miss Universe 2020. Shumë falenderime për dashurinë e madhe dhe përkrahjen që më keni dhënë”, ka shkruar Blerta në një postim pas përfundimit të eventit.

https://www.instagram.com/p/CFSvmSWF8pN/

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, gara “Miss Universe 2020” do të zhvillohet vitin e ardhshëm. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CFPs9VRlK4j/