Kjo është statistika e jashtëzakonshme e Milot Rashicës me Werder Bremen

Milot Rashica më në fund duket se ka bindur trajnerin e Werder Bremen, dhe tashmë po aktivizohet në formacionin e parë.

Sport

17/03/2019 15:15

Rashica po luan në fazën e sulmit, dhe shpeshherë si një 9 fals, ku po e gjen vetën mjaft mirë, dhe po tregohet vendimtar për skuadrën e tij.

Anësori kosovar ka arritur që të shënoj në dy paraqitjet e tij të fundit, madje duke zënë vend edhe në formacionin më të mirë të javës.

E kjo formë e jashtëzakonshme e Milot Rashicës sigurisht se na jep një statistikë të veçantë.

Ish anëtari i Llamkos Vushtrria, ka arritur që në nëntë ndeshje në Bungesliga në vitin 2019, të realizojë shtatë gola, përcjell lajmi.net.

Sigurisht, një numër të tillë të golave ka regjistruar vetëm sulmuesi polak i Bayern, Robert Lewandowski.

Shpresojmë që forma e njëjtë ta përcjell Rashicën edhe në dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës, e në veçanti në atë kundër Bullgarisë. /Lajmi.net/