Kjo është skuadra angleze që po tregon interesimin më të madh për James

James Rodriguez është në listën e transferimeve këtë verë dhe Arsenal janë duke treguar më shumë se kushdo tjetër interesim, bëjnë të ditur raportet në Spanjë.

Sport

08/08/2020 11:14

29 vjeçari nuk po kalon momente të mira nën drejtimin e Zinedine Zidane, duke u paraqitur vetëm 14 herë në të gjitha garat këtë sezon.

Së bashku me Gareth Bale, kolumbiani është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester City.

Është agjenti i tij, Jorge Mendes, është duke punuar për t’i gjetur një skuadër Jamesit, që në të kaluarën ka veshur fanellën e Portos, Monacos dhe Bayern Munich.

PSG dhe Atletico Madrid janë përmendur si destinacione të mundshme, por Arsenal është skuadra që po tregon interesimin më të madh./Lajmi.net/