Kjo është situata politike në Kosovë pas dorëheqjes së Haradinajt

Skena politike në Kosovë është tronditur pas dorëheqjes së papritur të kryeministrit, Ramush Haradinaj, i cili së bashku me një numër zyrtarësh të lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të paraqiten javën që vjen në Hagë, për t’u intervistuar në Prokurorinë e Posaçme, që trajton pretendimet për krime gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Lajme

21/07/2019 22:51

Javën që vjen një numër zyrtarësh të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’u intervistuar në Hagë në Prokurorinë e Posaçme që do të trajtojë pretendimet për krimet e luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Ndonëse thirrjet për intervistim të kësaj ish-ushtrie kanë filluar që në janar të këtij viti, kësaj radhe tronditën skenën politike në Kosovë pas dorëheqjes së papritur të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Menjëherë pas dorëheqjes së tij, ai bëri thirrje që vendi të shkojë në zgjedhje në zgjedhje të parakohshme duke nxitur debatet për rrjedhat politike.

Opozita hodhi poshtë çdo mundësi të përfshirjes në ndonjë Qeveri të re apo teknike duke kërkuar që menjëherë të fillojnë këshillimet për kohën e zgjedhjeve.

Por të shtunën mbrëma si duket u dha fund debateve kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Tani është në duart e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që të fillojë këshillimet me partitë politike për këtë çështje, raporton VOA.

Dorëheqja e Haradinajt i dha fund koalicionit ndërmjet PDK-së, AAK-së e Nismas Socialdemokrate që garuan së bashku në zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit të vitit 2017.

Zgjedhjet e parakohshme që tashmë duken të pashmangshme, shtrojnë edhe pikëpyetje rreth ndikimit që do të kishin ato në procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.