Të Infektuar: 17.263

Të Shëruar: 14.836

Të Vdekur: 657

Kjo është situata me koronavirus nëpër qytetet e Kosovës

15:15 | 28 Shtator 2020

Ka shkuar në 15 mijë e 520 numri i të infektuarve me koroanvirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 48 raste të reja, kështu duke e çuar në 15 mijë e 520 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, shkruan lajmi.net.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, brenda 24 orëve janë regjistruar më së shumti raste në Prishtinë, pra janë 10 raste të reja në Prishtinë, nga 48 sa janë në të gjithë Kosovën.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së, pa ndërhyrje:

142 TË SHËRUAR DHE 48 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 645 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 48 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali Prizren, 1 rast nga spitali Gjakovë dhe 1 rast nga spitali Gjilan).

Numri total i rasteve pozitive është 15.520 raste nga 66.624 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.420 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.475.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 10 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3raste,  komuna Klinë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!. /Lajmi.net/