Kjo është shtëpia e jashtëzakonshme e Ronaldos (Foto)

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo menjëherë pas ndarjes me Irina Shayk, ka vendosur që të blejë një shtëpi të re në Lisbonë.

Sport

04/02/2015 13:19

Sipas raportit të bërë nga Correio de Manha, mësojmë se Ronaldo ka vendosur që të shpenzojë disa nga paratë e tij, në një shtëpi super luksoze.

Besohet se shtëpi është në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë, dhe ndodhet më Avenida da Liberdade.

Çmimi që ka paguar Ronaldo për këtë shtëpi është plotë 2 milionë euro. Ai do të futet në të gjatë vitit 2016.