Kjo është shqiptarja që refuzoi paratë dhe famën

Dorina Podrimja ka refuzuar një ofertë të majme nga televizioni zviceran “3+”. Përkundër famës dhe shumës së madhe të parave që do t’ia sillte, ajo nuk ka pranuar të bëhet protagoniste e ciklit të ri të emisionit “Die Bachelorette” në Zvicër.

ShowBiz

15/03/2015 13:00

Televizioni në fjalë është në kërkim të një vajze, e cila do të jetë protagonistja e emisionit “Die Bachelorette”, ndërsa vajza e përzgjedhur do të këtë “nderin” të njihet me një numër të madh meshkujsh, me të cilët do të përjetojë eksperienca të ndryshme, ndërsa çdo javë do të largojë nga një mashkull nga shtëpia. Në fund djaloshi i mbetur, i cili pranon edhe trëndafilin e fundit, do të jetë edhe djali fatlum dhe ideal për vajzën, me të cilin mund të nisin edhe lidhjen e dashurisë. Një platformë kjo tashmë e njohur e emisioneve shumë të shikuara nëpër gjithë Evropën.

Para dy muajve një ofertë për t’u bërë pjesë e këtij emision është dërguar edhe në adresë të ish-kandidates për “Miss Zvicra 2013, Dorina Podrimja. Kriteret për t’u pranuar kanë qenë që vajza të jetë e bukur, inteligjente, karizmatike dhe jo e dashuruar. Ndonëse Dorina të gjitha këto kritere i plotëson, ajo pa menduar dy herë, e ka refuzuar.

“Kur më ka ardhur oferta, kam qeshur shumë. E kam refuzuar menjëherë… E para: karakteri im nuk më lejon të jem pjesë e këtyre emisioneve dhe, së dyti: nuk dua të gjej fatin e jetës sime në shou programe televizive”.

“Aspak nuk jam penduar. E di që këto shou spektakle paguhen me shuma të mëdha parash, por nuk më duhet as fama dhe as paraja në këtë mënyrë”, ka deklaruar 24-vjeçarja për albinfo.ch. / lajmi.net