Kjo është shqiptarja që do të këndojë në finalen e “Eurovision”

Përveç Jonida Maliqit që këtë vit përfaqëson Shqipërinë në "Eurosong", një tjetër shqiptare do të këndojë në finalen e këtij kompeticioni.

ShowBiz

16/04/2019 07:55

Eleni Foureira është këngëtarja me prejardhje shqiptare që do të performojë në finalen e “Eurovision”, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale, ku u shpreh e lumtur për këtë fakt.

“Jam shumë e nderuar dhe e lumtut të ju njoftoj që do të perfomoj në natën finale të “Eurovision”. Mezi pres të risjell kujtimet e vitit të kaluar. Falemindrit “Eurovision Song Contest” që më ftuan. Shihemi në Tel Aviv”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, Eleni Foureira po shijon suksesin e projektit të fundit, të cilin e solli në duet me reperin e famshëm Snoop Dogg. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BwSSajNAi–/