Kjo është shifra që kanë fituar BNE nga turneu më i madh në CS:GO

Bad News Eagles janë eliminuar nga turneu më madhor në CS:GO, por ata kanë fituar një shumë parash.

Sport

16/05/2022 12:01

Bad News Eagles siguruar pjesëmarrjen në ‘Legends Stage’, ku patën mundësi të vazhdojnë në mesin e 16 skuadrave më të mira.

Fati nuk ishte në anën e ekipit kosovar për të vazhduar në fazën e radhës, pasi humbën tri ndeshje, ata u eliminuan nga turneu Major.

Fitimet nuk munguan edhe pas eliminimit, ata kanë siguruar një shumë rreth 8.500 dollarë (8172 euro), transmeton lajmi.net.

Kjo vlerë e fitimeve nuk është konfirmuar nga PGL apo VALVE, por kjo shifër është deklaruar në emisionin e HLTV.

Ndërkaq suksesi në kualifikimin në fazën ‘Legends Stage’ është një lajmë i mirë për ekipin Bad News Eagles, pasi do të marrin ftesë direkt në turneun kualifikues të turneut major të radhës./Lajmi.net/