Kjo është receta më efektive kundër rënies së flokëve

Ju sjellim një recetë interesante natyrale, e cila do të ju ndihmojë në parandalimin e rënie së flokëve.

Lifestyle

28/07/2015 15:40

Një banane është e pasur me minerale dhe vitamina dhe ka një numër të madh të ushqyesve që ndikojnë në restaurimin e flokëve.

Bananet gjithashtu janë shumë të mira nëse keni flokë të thatë ose të yndyrshme, transmeton Lajmi.net.

Përbërësit:
1 banane
3 lugë vaj bajame

Përgatitja:
Shtypeni bananen dhe shtoni vajin e bajameve. Përzieni mirë derisa të fitojë një masë të veçantë dhe më pas aplikojeni në flokë. Masazhojeni kokën, dhe pas masazhit, vendosni një peshqir mbi flokët tuaja dhe lëreni që maska të thahet për gjysmë ore. Pastaj shpërlani flokët me ujë.

Kjo maskë është e rekomanduar për të gjitha llojet e flokëve. (Lajmi.net)