Kjo është qendra botërore e masonerisë – u ndërtua nga Behgjet Pacolli (Foto)

I njohur më parë si Akmolinsk, Tselinograd dhe Akmola, dhe në fund në vitin 1998 Astana. Ky është kryeqyteti i Kazakistanit, i ndërtuar krejt rishtas nga presidenti Nursultan Nazarbajev. Ai është kryeqyteti i parë i një vendi i ndërtuar krejtësisht në shekullin 21, por kjo nuk është e veçanta më e madhe.

 

Bota

11/11/2014 18:12

Kryeqyteti i Kazakistanit, i cili në masë të madhe është ndërtuar nga kompania e zv.kryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, për njohësit e simboleve të Iluminatit dhe Masonerisë, ka një arkitekturë të mistershme që ku bashkohen dy tendenca – ai i shënimit të “Rendit të Ri Botëror” dhe bashkimit të të gjitha feve të njohura, dedikuar adhurimit të Diellit dhe Hyjnive. 

Qyteti është një mishërim i vërtetë i vizionit të Presidentit të Kazakistanit Nursultan Nazarbajev, i cili shpenzon miliarda dollarë të përfituar nga nafta për të ndërtuar kryeqytetin e ri e të mrekullueshëm të vendit të tij.

Astana ende vazhdon të ndërtohet, ku një pjesë të madhe të punëve është duke i kryer kompania Mabetex e Behgjet Pacollit. Por disa nga objektet monumentale, sipas gazetës serbe “Dnevno”, të cilat janë ndërtuar deri tani kanë arkitekturë dhe modele në bazë të të cilave publikut u prezantohet Iluminati, transmeton lajmi.net.

E një prej tyre është “Pallati i Paqes dhe Pajtimit”, i njohur edhe si “Piramida e Paqes”, e ndërtuar në bazë të ideve të një nga arkitektëve më të famshëm britanik, Norman Foster.

E lartë 62 metra, ajo u përfundua në vitin 2006 dhe kosto e saj ishte rreth 60 milion dollarë.

Edhe pse projektuesi thotë se objekti nuk përmban asnjë simbol specifik të ndonjë feje, e vërteta është se ky tempull i është kushtuar diellit.

Pjesa e brendshme e piramidës është bërë në atë formë që tregon mënyrën e rrugëtimit të iluminizmit për qeniet njerëzore, duke nisur që nga baza e deri te marrja e dritës.

Pjesa nëntokësore ku është e vendosur një sallë e operës, e cila mund të strehojë 1500 spektatorë, është e errët si shpellë, dhe u dominuar nga një imazh i madh si të diellit, që e zë gjithë tavani.

Në pjesën qendrore të “Piramidës së Paqes” është një sallë konferencash me një tavolinë në formë të diellit.

Simbolika e kësaj është, se aty vijnë dhe ulen udhëheqësit e të gjitha besimeve të botës dhe flasin në një përpjekje për të pajtuar dallimet e tyre, duke krijuar një fe të veçantë, e cila është një nga qëllimet e “Rendit të Ri Botëror”, duke krijuar një fe supreme botërore.

Pallati presidencial “Ak ORDA”, është ndërtuar në një zonë prej 36,720 metra katror, me mermer italian, i vendosur në pjesën qendrore të qytetit, në bregun e majtë të lumit Ishim në një distancë prej 300 metra nga kulla Bajterek. Në krye të pallatit është një kupolë të madhe që përfaqëson parimin femëror në krahasim me kullën Bajterek forma e të cilit përfaqëson parimin mashkullor.

Ky parim i simbolizmit të meshkujve dhe femrave është i pranishëm në të gjitha qytetet e mëdha të cilat janë konsideruar qendra të pushtetit dhe janë ndërtuar në përputhje me parimet e gjeometrisë së shenjtë që simbolizojnë dicka të tillë si Paris, Londër dhe Washington.

Edhe ndërtesa të tjera janë të ndërtuara pak a shumë në këtë frymë. (lajmi.net)