Kjo është përgjigja e Haradinajt për zyrtarët serbë për kosovarët që janë në luftërat e huaja islamike

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur zyrtarëve serbë në lidhje me deklaratat e tyre për kosovarët në luftërat e huaja në shtet islamike.

Lajme

06/12/2018 16:11

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, iu është kundërpërgjigjur zyrtarëve serbë të cilët kanë thënë se shumë kosovarë janë në luftërat e huaja islamike.

“Dallimi është se Kosova i ndjek penalisht këta persona që shkojnë në luftërat e huaja. Po ashtu Kosova është krah për krah me vendet tjera për luftimin e terrorizmit. Narrativi se Kosova është në anën e gabuar është absurd dhe nuk mund ta marrë përkrahjen”, ka thënë ai.

Haradinaj në fund ka folur edhe për taksën ndaj Serbisë, ku ka thënë se vendimi në fjalë nuk e rrezikon askënd, dhe se nuk shkakton katastrofë humanitare.

Sipas tij, ndihmat humanitare për cilindo komunitet, nuk janë ndaluar asnjëherë. /Lajmi.net/