Kjo është oferta e re e Barcelonës për Neymar

10:37 | 14 Gusht 2019

Barcelona vazhdon të insistojë në transferimin e Neymar në ‘Camp Nou’.

Ylli brazilian është kthyer në dëshirë të madhe për Barcelonën, që dëshiron transferimin e tij dy vite pas largimit.

Sipas ESPN, Barcelona kanë përgatitur 93 milionë euro për PSG-në, duke përfshirë në ofertë edhe shërbimet e Philippe Coutinhos dhe mesfushorit Ivan Rakitic, për t’i bindur francezët që të heqin dorë nga Neymar, përcjell lajmi.net.

Neymar në vitin 2017 është larguar nga Barcelona, kur për 222 milionë euro iu bashkua PSG-së, për t’u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit./Lajmi.net/