Kjo është oferta e Man Cityt për Koulibaly

Kalidou Koulibaly mbetet një objektiv për Manchester Cityn e Pep Guardiolas.

Sport

11/08/2020 23:49

Pas transferimit të Nathan Ake, skuadra që mbylli sezonin e vendin e dytë në Premierligë, po kërkon një tjetër mbrojtës.

Në Itali raportohet se Manchester City i ka ofruar Napolit 63 milionë euro plus bonuse për mbrojtësin nga Senegali, përcjell lajmi.net.

Thuhet se Napoli po kërkon të paktën 70 milionë euro.

Bisedimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ku do të mësohet edhe fati i 29 vjeçarit./Lajmi.net/