Kjo është nëna e fëmijëve që u varën nga babai në Korçë (Foto)
Mësohet se nëna e dy fëmijëve që u gjetën të pajetë në banesën e tyre, ishte vetëm 24 vjeç. Marsela Toshi punonte në një lokal nate dhe burri i saj nuk e lejonte këtë.

Lajme
Prej kësaj arsye ka nisur dhe konflikti i çiftit që pasoi në largimin e 24 vjeçares nga shtëpia, dy muaj më parë.
Sipas fqinjëve, gruaja ishte kthyer në banesë mbrëmjen e djeshme, ku qëndroi deri në orën 2 pas mesnate me pretendimin për të marrë fëmijët e saj. Por nuk e arriti.
Nga ky moment fqinjët rrëfejnë se dëgjuan të bërtitura dhe ulërima të fëmijëve por kurrë nuk menduan se gjëndja e rënduar e familjes do të përfundonte në masakër. Gruaja më parë kishte bërë dhe një denoncim për burrin e saj, Naum Toshi, më pretendimin se nuk e lejonte të punonte.
Ende nuk dihen nëse 41 vjeçari e ka kryer këtë krim për t’u hakmmarrë ndaj gruas së tij, por hetimet po vazhdojnë dhe do të hedhin dritë mbi ngjarjen. /Shqipëriaime.al