Kjo është mosha mesatare e deputetëve të ardhshëm në Kuvendin e Kosovës

Mosha mesatare e deputetëve në legjislaturën ardhshme në Kuvendin e Kosovës është 44.

Lajme

14/11/2019 14:33

Kjo është bërë e ditur nga analisti politik Albert Krasniqi, përmes një postimi në Facebook.

Krasniqi thotë se sipas rezultateve të shpallura të zgjedhje, mosha mesatare e deputetëve të Legjislaturës së VII do të jetë 44 vjeçare.

Deputeti më i vjetër dhe deputetja më e re vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, kjo parti e cila doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit.

Postimi i plotë:

Sipas rezultateve të shpallura të zgjedhje, mosha mesatare e deputetëve të Legjislaturës së VII do të jetë 44 vjeçare.

Mosha mesatare e deputetëve sipas subjekteve politike:
VV: 38 vjeç
LDK: 43 vjeç
PDK: 44 vjeç
AAK: 46 vjeç

Deputeti më i vjetër në moshë do të jetë Jahja Koka (71), ndërsa deputetja më e re në moshë do të jetë Fjolla Ujkani (22). Që të dy këta deputetë janë nga VV dhe pritet të kryesojnë seancën konstituive të Kuvendit. /Lajmi.net/