Kjo është mosha e 8 viktimave të fundit nga COVID-19

8 viktima janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Lajme

07/02/2022 16:04

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH kanë treguar se 4 viktima, 2 burra dhe 2 gra janë të moshës 60-69 vjeçare dhe janë nga komuna e Prishtinës, Kllokotit, Obiliqit dhe Mitrovicës.

Një viktimë është e moshës 70-79 vjeçare nga komuna e Obiliqit, ndërsa 3 viktima, 2 gra dhe 1 burrë janë mbi 80 vjeç dhe janë nga komuna e Klinës, Vushtrrisë dhe Skenderajt.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 754 raste të reja me COVID-19.

3 mijë e 900 persona janë shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit.