Kjo është lista e vendeve ku më së shumti ndodhin tradhëtitë e partnerëve

Në bazë të dhënave të marra nga anketat dhe nga vendet e ndryshme, është bërë listëa e vendeve me partnerët e dashurisë që më së shumti tradhëtojnë, shkruan “The Independent”.

Lifestyle

22/02/2017 00:35

Organizata për anketime Ifpo, në bashkëpunim me faqen në internet, Daylove, ku njerëzit gjejnë personin më të cilin do të mashtrojnë partnerin apo partneren, ka kryer një studim mbi rritjen e tradhëtisë tek gratë.

Një e treta e femrave që kurrë nuk kanë qenë të martuara, ka pranuar se kishin marrëdhënie seksuale jashtë lidhjes së tyre, ndërsa përqindja e studimeve të para është rritur (me 10 për qind nga viti 1970 në 24 përqind në vitin 2001). Arsyeja kryesore e mashtrimit tek 62 përqind e grave është raportuar në ndjenjat dhe dashurinë për një person tjetër. Gjithashtu, studimi tregoi se interneti ka lehtësuar në masë të madhe gjetjen e një “dashnori apo dashnoreje”. Kompania “Durex” ka kryer një hulumtim dhe ka publikuar listën e vendeve me tradhti të lartë të çifteve.

Danimarka (pothuajse gjysma e popullsisë)
– Italia (45 për qind e çifteve që e kanë pohuar)

Gjermania (45 për qind) –

France (43 përqind total)

Mbretëria e Bashkuar (36 për qind)