Kjo është kënga e Tunës që po pëlqehet mjaft shumë nga publiku

Para dy ditëve publikoi projektet e albumit "Fortuna", në YouTube.

ShowBiz

21/03/2019 12:19

Këngëtarja shqiptare, Tuna Sejdiu para dy ditëve lansoi albumin e ri “Fortuna”, në kanalin, YouTube, shkruan lajmi.net.

Në këtë album përfshihen gjithsej shtatë këngë dy prej të cilave janë bashkëpunime, njëra me Ylli Limanin e tjetra me Armend Regjepagiqin.

Megjithatë, kënga e Tunës me Ylli Limanin “A don hala”, deri më tani del të jetë më e klikuara pasi ka kaluar mbi një milion shikime.

E për këtë projekt thuhet të jetë punuar shumë, madje Ylli u shpreh se muzika e mirë si kjo shëron gjithçka.

Më poshtë e keni linkun e kësaj perle që nuk ka dyshim se Ylli dhe Tuna e bënë më të mirën. /Lajmi.net/

YouTube player