Kjo është karakteristika e Silva Gunbardhit – E kishit vënë re më parë? (Foto)

Silva Gunbardhi ka shumë karakteristika që e dallojnë. Ajo ka ëmbëlsinë, ka çiltërsinë, këndon hitin e gjithë shqiptarëve “Të ka lali shpirt”, e shumë karakteristika të tjera.

ShowBiz

12/09/2016 13:46

Megjithatë diçka që mund të ketë shpëtuar deri tani është një lule që ajo e mban gjithmonë në flokët e saj. Në një pjesë të madhe të fotove të postuara në Instagram, Silva shfaqet me lule në flokët e artë.

Përpos faktit që artistja duhet t’i ketë për zemër lulet, ndoshta ato mund të jenë edhe dhuratë nga i dashuri i saj i zemrës Dafi. Dihet tashmë që Dafi nuk lë rast pa surprizuar Silvën dhe njihet gjithashtu edhe përkushtimi i saj ndaj tij.

Sido që të jetë, Silvës i shkon shumë lulja te flokët dhe tashmë është bërë pjesë e bukur e saj!
Foto, shumë foto:

https://www.instagram.com/p/BJ8VTbqDRVf/