Kjo është historia e lisit që e përqafuan Kurti e Bulliqi

Një fotografi e kreut të  VV-së, Albin Kurti dhe fituesi i zgjedhjeve në Podujevë, Shpejtim Bulliqi, të cilët shfaqën duke e përqafuar rreth një lisi, u bë hit në rrjetet sociale.

Lajme

02/12/2020 16:13

E për historinë  këtij lisi ka shkruar faqja zyrtare e fshatit Llugë në Facebook,

Postimi i plotë:

Foto e realizuar në fshatin Llugë në vendin e quajtur lisi i RRUSTEMIT (Rrustem Balës), ky lis prej shumë kohësh ishte vend takim i burrave të trevës se llapit dhe kuvendonin për çështje nga më të ndryshmet. Ndër burrat që kuvendonin ndër hijet e këtij lisi janë:

RRUSTEM BALA, HAKIF RIMANISHTA, RAMISH LLUGA, MEHMET DYZI, SHEQIR ZHITIA, SHABAN BULLIQI, OSMAN ZHITIA e shumë e shumë të tjerë, burra patriot dhe atëdhetar e të pashoq.

Ne Foto kemi burra që sot shpresën e vetme e kemi tek ata, burra si ALBIN KURTIN dhe SHPEJTIM BULLIQIN, të menqur e me vizion e që dijnë të vlerësojnë dhe të mbahen për trungu tamam të palëkundur pavarsisht furtunave që u sillen vërdallë. /Lajmi.net/