“Kjo është hera e vetme që kam qarë pas një ndeshje futbolli”

Jose Mourinho ka zbuluar se humbja në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Bayern Munich në vitin 2012, e ka lënë atë duke qarë në makinën e tij.

Sport

02/05/2020 11:31

Këtë fundjavë bëhen tetë vjet saktësisht kur Mourinho i dha fund dominimit të Pep Guardiolas në La Liga, duke fituar titullin e kampionit.

Por, portugezi gjithashtu pati një mundësi të mirë të fitonte titullin e 10-të të Ligës së Kampionëve me Real Madridin, por humbën me penallti nga Bayern Munich, ku pa duke dështuar nga pika e bardhë yjet si Cristiano Ronaldo, Kaka dhe Sergio Ramos.

“Ky është futbolli. Cristiano, Kaka, Sergio Ramos. Ata janë tre ‘përbindësh’ në futboll, nuk ka dyshim për këtë”, ka deklaruar Mourinho, përcjell lajmi.net.

“Por ata gjithashtu janë njerëz. Ajo natë, është e vetmja që kam qarë ndonjëherë pas një ndeshje futbolli”, shton Mourinho teksa kujton humbjen nga Bayern Munich.

“E mbaj mend mirë: unë dhe Karanka parkuam makinën para shtëpisë sime, duke qarë. Ishte shumë e vështirë për t’u qetësuar sepse atë sezon ne ishim skuadra më e mirë në Evropë”./Lajmi.net/

YouTube player