Kjo është gruaja e këshilltarit të Behgjet Pacollit që u vra sonte

Një vrasje e rëndë e cila ka ndodhur sot në orët e vona në Prishtinë ka tronditur vendin, transmeton lajmi.net. Liridona Murseli, gruaja e Naim Murselit, i cili është këshilltar i ish-presidentit Behgjet Pacolli është personi që është qëlluar me armë zjarri nga hajnat dhe ka mbetur e vdekur, shkruan lajmi.net. Nëpër rrjete sociale tashmë…

Lajme

29/11/2023 23:49

Një vrasje e rëndë e cila ka ndodhur sot në orët e vona në Prishtinë ka tronditur vendin, transmeton lajmi.net.

Liridona Murseli, gruaja e Naim Murselit, i cili është këshilltar i ish-presidentit Behgjet Pacolli është personi që është qëlluar me armë zjarri nga hajnat dhe ka mbetur e vdekur, shkruan lajmi.net.

Nëpër rrjete sociale tashmë po qarkullojnë fotografi të shumta të viktimës.

Ndryshe, lajmi.net ka mësuar detaje se si ka ardhur deri te vrasja.

Hajnat mësohet se ia kanë mësyrë për ta plaçkitur shtëpinë e Murselit, e cila gjendet në një lagje luksoze në rrugën “Dalip Alshiqi” në Bërnicë.

Ata më pastaj i kanë dalë në pritë veturës së tij në të cilën ai gjendej me familje. Murseli më pas ka dalë nga vetura për t’u konfrontuar me ta.

Në ikje e sipër hajnat kanë gjuajtuar me armë zjarri dhe e kanë goditur në kokë bashkëshorten e Murselit, e cila gjendej në veturë. Me këtë rast e njëjta edhe ka ndërruar jetë.

Hajnat po ashtu kanë marrë disa gjëra me vlerë. /lajmi.net/