Kjo është gjendja shëndetësore e kryeministrit britanik, Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson është ende në kujdes intensiv.

Bota

07/04/2020 09:41

Kryeministri britanik Boris Johnson është ende në kujdes intensiv, tha Michael Gove, ministri i kabinetit dhe kancelari nga Lancaster, në një intervistë për BBC, transmeton lajmi.net.

Ai nuk është në një ventilator, por ka marrë mbështetje për oksigjenin, tha Gove.

“Dhe sigurisht, një nga arsyet për të qenë në kujdesin intensiv është të sigurohemi që çdo mbështetje që ekipi mjekësor konsideron të jetë i përshtatshëm, mund të ofrohet,” tha Gove.

Gove tha që Johnson ishte “duke marrë kujdesin më të mirë” në Spitalin St. Thomas në Londër pasi u mor me kujdes intensiv të hënën.

Derisa Johnson është në spital, Ministri i Jashtëm Dominic Raab po zëvendëson për kryeministrin “aty ku është e nevojshme”. /Lajmi.net/