Kjo është gjendja shëndetësore e infermiereve në QKUK të prekura me koronavirus

Tri infermiere të Klinikës Infektive në Prishtinë janë konfirmuar deri tash të prekura me koronavirus.

Lajme

01/04/2020 09:30

Sot në mëngjes, nga QKUK kanë dhënë detaje për gjendjen e tyre shëndetësore, shkruan lajmi.net.

QKUK ka thënë se të testuara pozitive me COVID-19 vazhdojnë të jenë tri infermiere, dhe që të dyja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Dy prej tyre janë duke u trajtuar në klinikë ndërsa një është vetizoluar në shtëpi.

Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar 112 raste pozitive me koronavirus. /Lajmi.net/