Kjo është gjendja shëndetësore e Albin Kurtit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot është shtruar në spital.

Lajme

26/02/2019 18:41

Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Vitia, ka treguar për gjendjen shëndetësore të Albin Kurtit, shkruan lajmi.net.

Vitia përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se pas analizave që ka bërë Kurti, është parë që ai nuk vuan nga ndonjë sëmundje serioze.

Tutje Vitia ka bërë të ditur se Kurti është i shtrirë në Klinikën e Infektives në dhomat e zakonshme e jo siç u raportua në medie në dhomë “VIP”.

Postimi i plotë i Vitisë pa ndërhyrje:

Të nderuar miq, mbështetës, edhe gazetarë, edhe njëherë ju falënderoj për mesazhet e shumta. Sot në mëngjes u shqetësuam pak për Albinin, duke ditur që ekziston dhe një epidemi e gripit në Kosovë, por kujdesi mjekësor ishte në nivel.

Fatmirësisht, analizat treguan se nuk është asgjë serioze. Albini është ende në spital. Edhe pse ai po shpreh dëshirën të dalë qysh sot, do të duhet të rrijë këtu deri nesër. Le të bisedojë sot me pacientët e tjerë e me punonjësit shëndetësorë, në dhomat e zakonshme të klinikës infektive ku është shtruar ?

Edhe një herë ju falënderoj për mesazhet mbështetëse. /Lajmi.net/