Të Infektuar: 40.117

Të Shëruar: 25.586

Të Vdekur: 1.026

Kjo është gjendja shëndetësore e 28-vjeçarit nga Malisheva

18:52 | 22 Nentor 2020

Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është gjetur i gjallë afër shtëpisë së tij.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Lumni Graisha, drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Graishta ka thënë se gjendja shëndetësore e 28-vjeçarit është e mirë dhe nuk ka lëndime të theksuara.

“Lëndime të dukshme nuk ka”, ka thënë Graishta.

Ndonëse u publikuan foto ku i riu shihej i lidhur dhe i zhveshur në një mal, Graishta edhe pse u pyet për këtë nuk dha detaje.