Kjo është gjendja e futbollistit të Llapit, pasi pësoi lëndim të rëndë në fushë

Futbollisti i Llapit, Valmir Veliu pësoi lëndim të rëndë në pjesën e parë në ndeshjen ndaj Prishtinës.

Sport

11/05/2019 18:10

Veliu përfundoi në tokë pa ndjenja pas përplasjes me një nga lojtarët vendas.

Përveç ekipit mjekësor dhe ambulancës, në ndihmën e talentit doli edhe mjeku i Kombëtares së Kosovës, Murat Berisha, përcjell lajmi.net.

Berisha për KTV-në ka konfirmur se gjenda e Veliut është stabile dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Ndryshe, Prishtina fitoi derbin ndaj Llapit me rezultat minimal me golin e Mërgim Pefqelit në fund të ndeshjes. /Lajmi.net/