Kjo është fotografia që ua ‘thyen’ zemrat gjithë tifozëve të futbollit

Tottenham me një përmbysje të madhe në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Ajax me tre gola të shënuara, ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve.

Sport

08/05/2019 23:26

Ajax, edhe pse kishte epërsi prej 2:0 pas pjesës së parë, në pjesën e dytë ka përjetuar një përmbysje të rëndë, kur Lucas Moura shënoi tri herë, për të dërguar në finale skuadrën e Pochettinos.

Goli i fitores për Tottenham i shënuar nga Moura, erdhi në minutën e 96’-të të takimit.

Humbja në këtë mënyrë, ka dëshpëruar shumë lojtarët e Ajax, të cilët nuk po besonin në atë që iu ndodhi në fund të ndeshjes.

Në rrjetet sociale, po qarkullon një fotografi dëshpëruese e lojtarëve të Ajax pas ndeshjes kundër Tottenhamit, të shtrirë në tokë e të dorëzuar./Lajmi.net/