Kjo është e dashura e re e Ledri Vulës? (Foto)

Nuk është zyrtare sepse vetë personat në fjalë nuk e kanë bërë publike, por të gjitha të dhënat të bëjnë të mendosh se Adela Sallaku, vajza e ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Theodhori Sollaku, së fundmi është në një lidhje dashurie me reperin e njohur nga Kosova, Ledri Vula.

ShowBiz

12/08/2015 11:46

Në një foto të postuar prej saj në Instagram, Ledri dallohet qartë në një ledhatim me të edhe pse është kthyer me shpinë, transmeton mapo.al.

Në një postim tjetër ajo gëzon kur Ledri fitoi Top Fest para disa muajsh, së bashku me Ermal Fejzullahun dhe Lumi B në Tiranë. Adela shkruante plot entuziazëm “Fituammmm!”.

Mbetet të shihet nëse lidhja e tyre është e vërtetë, pasi që edhe në kaluarën është përfolur për një lidhje me femra të bukura.

adelas