Kjo është detyra e parë e Meghan Markle në Oborrin Mbretëror

Duket se Meghan Markle dhe Mbretëresha Elizabeth II tashmë kanë një marrëdhënie shumë të mirë!

Bota

27/06/2018 08:42

Veç kësaj, Mbretëresha i ka besuar Meghanit një rol shumë të rëndësishëm në Mbretëri. Ajo dhe Princ Harry do të mirëpresin të rinjtë në programin e Liderëve të Rinj në Pallatin Buckingham.

Ky program u fillua nga Mbretëresha rreth 5 vite më parë dhe thuhet se ajo e ka pasur shumë të përzemërt këtë projekt. Në këtë program të rinjtë mësojnë për shëndetin mendor, dhunën kundër grave si dhe akte të tjerë për të shpëtuar jetë.