Kjo është dëshira e madhe e trajnerit të PSG

Trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel, ka bërë të ditur se cila është dëshira e tij e madhe.

Sport

22/02/2019 16:45

Trajneri gjerman shpreson se ylli i skuadrës, Dani Alves do ta nënshkruajë vazhdimin e kontratës së tij me kampionët e Francës.

Alves është një nga lojtarët kryesorë në skuadër. Ai është paraqitur në të gjitha pozitat këtë edicion, madje ka luajtur edhe në portë.

Megjithatë, kontrata e tij dy vjeçare që ka nënshkruar për qëndrimin në “Parc des Princes” në fund të këtij sezoni.

“Negocimet nuk janë puna ime” ka thënë fillimisht Tuchel në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Nimes, transmeton lajmi.net.

“Dani është Dani. Ai është shumë i rëndësishëm dhe shprehitë e tija janë të shkëlqyeshme” ka thënë ndër të tjerash Alves.

“Por, unë nuk jam i përfshirë në negociata. Shpresoj se skuadra dhe agjenti do të arrijnë një marrëveshje” ka thënë ndër të tjerash ish trajneri i Dortmund.

Alves ka luajtur një rrol kyç duke u aktivizuar në mesfushë, kur skuadra ishte në mungesën e Verrattit. /Lajmi.net/