Kjo është dëshira e Gashi, pas publikimit të albumit

Gashi para pak ditëve kishte lëshuar albumin ‘1984’.

ShowBiz

11/08/2020 11:02

Gashi në fund të javës së kalaur lansoi albumin ‘1984’, i cili u prit shumë mirë nga publiku deri më tani, shkruan lajmi.net.

Këngëtari me prejardhje kosovare, ka publikuar një ‘tweet’ së fundmi ku thotë se gjithçka çfarë dëshiron tani është ‘hapja’ e botës, dhe të interpretoj albumin para fansave të tij.

“Unë lutem që bota të hapet sa më shpejtë që është e mundur, unë dua të performoj këngët e albumit tim”, ka shkruar Gashi. /Lajmi.net/