Kjo është deputetja më e “varfër” e Kuvendit, por vozitë Audi A4

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Lajme

12/06/2018 22:51

Musliu, tek pasuria e luajtshme ka treguar se ka një veturë Audi A4, e cila ka vlerën 5,500.00 euro. Deputetja e PDK-së, ka deklaruar se ka disa kredi, por nuk ka bërë të ditur shifrën se sa para.

Para të kursyera, Musliu ka deklaruar se nuk ka asnjë.Nga posti i deputetes, Musliu për 1 vit fiton 20,085.77 euro.Deklarimin e plotë të pasurisë së Ganimete Musliu e gjeni KËTU.